Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë për braktisje të fëmijës

Një grua është arrestuar nën dyshimin se ka braktisur fëmijën e saj, duke e lënë atë vetëm në banesë.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur më 14.03.2024, rreth orës 2 pas mesnate, në Fushë Kosovë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, ndërsa siç thotë policia, fëmija është dërguar te një familjar i tij, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.

Rasti është inicuar si “keqpërdorim apo braktisje e fëmijës”.