Ilustrim

Arrestohet një 20-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë

Një 20-vjeçar me inicialet M.A. është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka tentuar të kryejë vjedhje të rëndë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, në mëngjesin e sotëm, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë është informuar për një vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë.

“Reagimi i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut” – thuhet në njoftim.

Prokuroria ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë ndaj të dyshuarit, shtetas i Republikës së Kosovës.