Ilustrim

Arrestohet në Pejë i dyshuari për përgatitje të një vrasje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Pejë një person të dyshuar për përgatitje të një vrasje të rëndë.

Sipas PK-së, arrestimi ka ndodhur më 28.03.2024, ndërsa rasti është raportuar në Polici më 31.01.2024 në 10:30h.

Policia ka thënë se arrestimi është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Rasti është iniciuar si “Përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë”.

Tutje është njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.