Foto: Ilustrim

Arrestohet mitrovicasi i cili mbante lokalin hapur në kohë pandemie

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë,, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë në kohë pandemie për kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të biznesit.

Sipas policisë, i dyshuari kishte mbajtur të hapur lokalin e tij në të cilin kishte 14 persona.

Ndaj 14 personave policia ka bërë të ditur se inspektorët kanë shqiptuar gjoba.

Policia ka njoftuar se inspektorët janë kanosur gjatë arrestimit të pronarit të lokalit, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.