Ilustrim

Arrestohet ish-ministri i Qeverisë Haradinaj

Dy persona janë arrestuar në një fshat afër Prizrenit për veprën penale –armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com merr vesh se njëri prej të arrestuarve është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, nga radhët e koalicionit VAKAT. Demiri në qeverinë Haradinaj ishte ministër i zhvillimit rajonal.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar për KALLXO.com arrestimin e dy personave.

“Derisa një patrullë policore ka qenë duke patrulluar kanë parë dy persona të cilët ishin duke u bërë gati për të gjuajtur në shenjë, ndërsa Policia me t’i parë ata ka intervenuar dhe ua ka marrë armën”, tha Osmanollaj për KALLXO.com.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë lëshuar në procedurë të rregullt, ndërsa pushka gjysmë-automatike është sekuestruar.