Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një plagosje që ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Plagosja kishte ndodhur më 21 janar 2022.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është B. H., 25 vjeç.

I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.

KALLXO.com ka raportuar më 21 janar 2022 se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë.

Arma që dyshohet se u përdor në rastin e plagosjes më 21 janar 2022. Foto: Policia e Kosovës Facebook