Plagoset një person në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit”.

“Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Plagosja ka ndodhur rreth orës 16:30.