
Ilustrim
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë
27.3.2023 - 10:33
Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar më dy ditë më parë në Mitrovicë.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.