Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet i dehuri pasi sulmoi dy persona, njërin tentoi ta godas me makinë

Një burrë nga Gjakova është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një person dhe më pas, me veturë ka tentuar të godas edhe një person tjetër.

Sipas policisë, dy viktimat nuk kanë marrë trajtim mjekësor, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 20:45.