Gjakova (Ilustrim)
Arrestohet gjakovari për fajde, Policia i gjen fletore me shënime
11.3.2020 - 13:26
Një person është arrestuar dje në Gjakovë, nën dyshimin për fajde.
Sipas policisë, ai dyshohet se i ka dhënë një gruaje para me fajde.
Tutje thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur për fajde.
Policia thotë se në garazhin e të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2264 litra alkool pa prejardhje.
Policia shton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00.