Arrestohet babai, e keqtrajtoi djalin e tij 12-vjeçar

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e ka keqtrajtuar djalin e tij 12-vjeçar.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas tyre, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndër të tjera njoftimi bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën e 6 marsit në ora 13:00.