Arrestohen tre shtetas të huaj, i ofruan policëve para si mito

Tre shtetas të huaj, dy burra dhe një grua janë arrestuar në orët e para të ditës së djeshme.

Ata dyshohen se në magjistralen Prishtinë-Ferizaj i ofruan zyrtarëve policorë të Kosovës para si mito.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2022, rreth orës 01:10.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.