Arrestohen tre persona për sulm fizik

Tre persona janë arrestuar pasi kishin rrahur një person.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur një natë më parë në fshatin Nepole të Komunës së Pejës.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh, të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht para shtëpisë një person dhe i kishin shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit të të dyshuarve me vendim të prokurorit kujdestar, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.