Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshohen se e detyruan të miturin t`iu sillte para

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që ditë më parë dyshohen se e kanë detyruar një person të mitur që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t`iu sjellë 3800 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë rreth orës 21:30 minuta.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajte.