Arrestohet një person nën dyshimet se kanosi një grua

Raportohet se një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se për një muaj rresht ka penguar dhe ngacmuar një grua.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Istogut.

Në Lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit pas intervistës është dërguar në mbajte.