Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet nën dyshimin se kanosi policët pasi i shqiptuan gjobë për mosrespektimin e masave anti-COVID

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me fjalë zyrtarët policor të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për mos respektim të orarit të lëvizjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:55, më 18 prill të këtij muaji, në Gjakovë.

Në raport policor thuhet se e vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.