Foto: Ilustrim

Arrestohet shtetasi austriak, dyshohet se kanosi një punëtor në një pikë të shitjes së derivateve

Një burrë me nënshtetësi austriake është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit kishte penguar dhe kanosur një punëtor të një pikë shitëse të derivateve në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në orët e mbrëmjes më 14 qershor.