Ilustrim

Arrestohet për dhunë në familje, në shtëpi i gjenden armë e fishekë

Polica ka arrestuar një të dyshuar në qytetin e Skenderajt, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte kanosur edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me leje të skaduar me 237 fishekë, një karikatorë të pistoletës, një thikë të pushkës së gjuetisë, një shufër metali dhe 12 gëzhoja të fishekëve të kalibrave të ndryshëm” -thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima është dërguar në strehimore.