Arratiset një i paraburgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH.

Sipas njoftimit, i njëjti është pranuar në paraburgim në IPFK më 3 shtator 2021 (e premte), dhe akuzohet për vepren penale lendim i lehtë trupor.

SHKK-ja thonë se janë duke e bërë hetimin se si ka ndodh arratisja, ndërsa për rastin e kanë njoftuar Policinë e Kosovës.