Ilustrim

Armëmbajte pa leje

Një burrë nga Drenasi është intervistuar në polici nën dyshimet se ka mbajtur armë pa leje.

Dje, policia e ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit  në fshatin Strubollovc

Sipas njoftimit atje  janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë, një shufër metalike, një palë dylbi dhe 47 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.