Ardian Gjini flet për kanosjen që iu bë dje në objektin e komunës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është kanosur nga një person dje në objektin e komunës.

Gjini ka bërë të ditur se një qytetar e ka kanosur në korridor të objektit të Komunës së Gjakovës duke e ngritur zërin dhe duke përdorur fjalë kërcënuese.

“Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin”, ka njoftuar Gjini.

Ai shtoi se për çfarëdo fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publikë të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veprojë ligji.

Policia sot ka njoftuar për kanosjen e Gjinit. Sipas Policisë, i dyshuari është në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30.

Kanoset kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

.