Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kanoset kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini është kanosur nga një person dje në objektin e Komunës.

Policia e Kosovës është informuar përmes një telefonate nga Kuvendi Komunal.

I dyshuari është shoqëruar nga në Stacionin Policor dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 15.03.2022 rreth orës 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person. Policia ka vepruar dhe i është përgjigjur rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e Stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48-orësh. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.