Apostolova largohet nga Kosova të premten

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova të premten do të largohet nga Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Apostolova në një konferencë për media në nëshkrimin e marrëveshjen e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-it.

“Dua të ju falenderoj meqë ky është eventi i fundit në Kosovë, sepse unë do të ik të premtën dhe shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë institucionet e Kosovare, Ministrin Veliu, drejtorin Qalaj, të gjitha ekipet e mrekullueshme dhe mediat për bashkëpunimin tuaj të mrekullueshëm”, ka thënë ajo.

Postin e Apostolovës dota marrë diplomati çek Thomas Szunyog.