Fillon takimi Osmani - Apostolova

Ka filluar takimi mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Pas takimit pritet që të deklarohen për media.

Apostolova para të takohej me Osmanin është takuar me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim ajo ka thënë se pret nga Qeveria e re që të dalë me propozime për taksën ndaj Serbisë.

“Presim nga qeveria të dalë me propozime se si do të zgjidhet kjo çështje. Për ne është shumë me rëndësi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë”, ka deklaruar ajo.

Apostolova: BE pret nga Qeveria Kurti të dalë me propozime për taksën ndaj Serbisë

www.kallxo.com