Apostolova: BE pret nga Qeveria Kurti të dalë me propozime për taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është pyetur për taksen 100 përqind ndaj produkteve nga Serbia dhe atyre nga Bosnje Hecegovina.

Ai ka përseritur se do të vazhdojë me parimin e reciprocitetit.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë. Jemi këtu edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60 përqind të votave në Kosovë kanë qenë me parimin e reciprocitetit”, ka thënë Kurti.

Lidhur me reciprocitetin, Apostolova tha se BE ka shprehur mendimin e vet për taksën 100 përqind, pasi kjo shkel marrëveshjen e CEFT-as.

“Presim nga qeveria të dalë me propozime se si do të zgjidhet kjo çështje. Për ne është shumë me rëndësi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë”, tha ajo.

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

LIVE – Takimi Kurti – Apostolova

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 5 février 2020