Këngëtarja Anxhela Peristeri. Foto: Eurovisioni

Anxhela Peristeri e dërgon Shqipërinë në finale të "Eurovision 2021"

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, ka arritur të kualifikohet në finale të Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”.

Me këngën “Karma”, Anxhela Peristeri ka performuar në natën e dytë të gjysmëfinales.

Pas votimit përfaqësuesja e Shqipërisë është renditur e para duke siguruar finalen e madhe të këtij festivali.  

Finalja e “Eurovision 2021” mbahet këtë të shtunë, në Roterdam të Holandës. 

Vitin e kaluar ky event nuk është mbajtur për shkak të COVID-19. 

Këngëtarja Anxhela Peristeri. Foto: Evrovizioni
Këngëtarja Anxhela Peristeri. Foto: Evrovizioni