Andin Hoti: Foto: Facebok

Andin Hoti: Iu bëj thirrje faktorëve ndërkombëtar që ta shtojnë̈ presionin ndaj Serbisë̈

Andin Hoti i emëruar në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe udhëheqjen e Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur ka bërë thirrje ndaj kombëtarëve që të shtojnë presionin ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të luftës së fundit në Kosovë.

“Këtë përgjegjësi institucionale, sa emocionale dhe të ndjeshme për shkak të plagës ende të hapur për fatin e më të dashurve tanë, e kam pranuar si detyrë mbi detyrat, që të jap maksimumin tim për shërimin e plagëve të secilit familjar në Kosovë për mungesën e familjarit të tyre tash e 22 vite”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka falënderuar ish udhëheqësit e Komisionit si dhe të Delegacionit në kuadër të Grupit Punues për punën e tyre dhe ofrimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

“I vetëdijshëm për pengesat në këtë proces dhe sfidën e dialogut me Serbinë, dëshiroj të falenderoj me këtë rast faktorët ndërkombëtarë që e kanë mbështetur në vazhdimësi Komisionin dhe Delegacionin në përpjekjet për të zbardhur fatin e personave të zhdukur, si Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, atë të Mbretërisë së Bashkuar, të Zvicrës, Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (KNPZH), Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Zyrën e BE-së në Kosovë, EULEX-in dhe të gjithë të tjerët që kanë ofruar bashkëpunimin e tyre”, është shprehur Hoti.

Qeveria e Kurti 2 ka marrë vendim që djalin veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hotin ta emërojë kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e përsonave të zhdukur në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur.

Andin Hoti i cili në legjistlaturat e kalura ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), para pak ditësh është emëruar Kryesues i Komisionit Qeveritar për përsona të Zhdukur.

Qeveria emëron Andin Hotin kryetar të Delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturit