Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Mirënjohëse për mbështetjen nga Kosova

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e që vendi ia ka dhënë Izraelit pas sulmit nga Hamasi.

Përmes një postimi në platformën X, Ziv ka thënë se këto janë ditë të errëta dhe të vështira.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga miqtë tanë në Kosovë. Mbështetja juaj ka një rëndësi të madhe për ne në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira. Ndërsa situata në Izrael vazhdon të zhvillohet, zemrat dhe mendimet tona janë me familjet dhe komunitetet në rajonin jugor”- ka shkruar ajo në X. 

Kabineti i sigurisë së Izraelit ka shpallur gjendje lufte pas sulmeve të djeshme të grupit militant palestinez të Hamasit, që kanë lënë të vrarë mbi 600 persona në Izrael.

Për sulmin ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të cilën e kanë dënuar sulmin dhe kanë shprehur keqardhje për viktimat.