Ambasadori Italian dhe KFOR vizitojnë ShSKUK-në

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando, dhe Komandanti i KFOR, Michele Risi, sot kanë vizituar Shërbimin Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës, i pranishëm në këtë vizitë ishte edhe Kryeministri, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe ushtrues – drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Kryeministri tha se është lajm i mirë ulja e shifrave të coronavirusit.

“Kemi diskutuar për situatën që po kalojmë. Është një lajm shumë i mirë që shifrat kanë rënë. Përfundimisht e kemi situatën nën kontrollë, por kjo nuk na liron neve nga puna e përditshme që bëjmë”, tha Hoti.

Tutje, ai falënderoi shtetin Italian për mbështejen e dhënë, si dhe tha se duhet të bëhen përgatitjet për vjeshtë.

Abasadori, Orland, u shpreh se është kënaqësi të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës.

“Është kënaqësi të bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës. Situata është përmirësuar, por prap ka rrezik, masat e Qeverisë kanë pasë rezultat”, tha Ambasadori

Në anën tjetër, Komandanti i KFOR- it tha se në Kosovë kanë qenë tash e 21 vite dhe janë përballuar me sfidat që kanë qenë duke përfshirë këtu edhe COVID-19.

Paralajmërohet riorganizim i tërësishëm në sistemin shëndetësor në Kosovë