Ilustrim

Ambasada gjermane me njoftim për terminet e vizave

Ambasada gjermane në Kosovë njofton se terminet e vizave Schengen për udhëtim turistike në Gjermani tani mund të rezervohen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit VisaMetric.

Sipas njoftimit, ambasada në Prishtinë tani e tutje do të punojë së bashku me VisaMetric, ofruesin e shërbimit të kontraktuar të komisionuar nga Zyra e Jashtme në Berlin.

“Ofruesi i shërbimit VisaMetric ju ndihmon të bëni aplikimin tuaj për vizë Schengen. Ai dërgon dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikimi do të vazhdojë të ekzaminohet dhe vendoset. Pastaj merr pasaportën nga ofruesi i shërbimit. Ofruesi i shërbimit do të lejojë një takim dukshëm më të shpejtë, i cili do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për aplikim”- njofton ambasada.

Informacione bazë për aplikim, si dhe datat për aplikim, tani mund të rezervoni online në këtë link.