Shtetasit kosovarë do të kursejnë miliona euro në vit pas liberalizimit të vizave

Liberalizimi i vizave jo vetëm që do t’ua mundësojë kosovarëve hapjen ndaj botës, por edhe do t’ua mundësojë që t’i kursëjnë  shumë para nga xhepat e tyre. Duke filluar nga viti 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit, kështu që nuk duhet të shpenzohen shuma parash për tarifat e vizave, të cilat kushtojnë rreth 35 euro vetëm për aplikim.

Shpenzimet janë edhe më të larta pasi qendrat e aplikimit për viza paguajnë edhe më shumë për shërbimet e përfshira në procesin e aplikimit, me shumën e parave të shpenzuara për aplikimet për viza nga shtetasit kosovarë ndonjëherë në total prej 150 deri në 200 eurosh, ndërsa paga mesatare në Kosovë është rreth 250 euro, raporton SchengenVisaInfo.com.

Schengen Statistics tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifa, me 478,590 euro që kanë shkuar kot pasi 13,674 aplikacione janë refuzuar.

Në të njëjtin vit, aplikimet për viza u dorëzuan nga shtetas kosovarë, duke shënuar një nivel të lartë historik dhe këto shifra do të rrezikonin të rriteshin edhe më shumë pasi njerëzit janë gjithnjë e më të prirur për të udhëtuar në zonën pa viza.

Në periudhën e fundit nëntëvjeçare, kosovarët kanë shpenzuar përafërsisht 22.3 milionë euro për aplikime për viza, ku shpenzimet më të larta janë regjistruar në periudhën pas dhe para pandemisë, 2022 dhe 2019, përkatësisht, me 108,774 aplikime për viza të paraqitura vetëm në vitin 2019. 

Rritja e numrit të kërkesave për viza të paraqitura ka rënë gjatë kohës së pandemisë, me 24,566 dhe 44,666 aplikime të paraqitura përkatësisht në vitet 2020 dhe 2021, duke arritur në total 2.4 milionë euro për tarifat e vizave.

Për më tepër, numri mesatar i aplikacioneve të paraqitura nga viti 2014 deri në vitin 2022 është 71,860, që arrin deri në 2.5 milionë euro aplikime për viza. Megjithatë, shpenzimet do të konsideroheshin edhe më të larta në kohërat para pandemisë gjatë të cilave, pavarësisht faktit se u depozituan më pak aplikime, shkalla e refuzimit ishte dukshëm më e lartë se pas vitit 2020.

Më konkretisht, shkalla e refuzimit në vitin 2014 ishte 24 për qind, me 17,831 kërkesa për viza të refuzuara. Në mënyrë të ngjashme, shkalla e refuzimit ishte 19.6 për qind në vitin pasardhës dhe rreth të njëjtat shifra për vitet në vijim, ndërsa shifrat ranë pak në periudhën pas pandemisë pasi vetëm 11.2 për qind e aplikimeve u refuzuan – që përfaqëson 13,674 aplikime nga një gjithsej 121,972.

Vitin e kaluar, 102.017 aplikime për viza kanë rezultuar të suksesshme, duke ju mundësuar aplikantëve kosovarë ta vizitojnë Zonën Shengen, ndërsa numri i përgjithshëm i aplikacioneve me shumë hyrje (multi entry) që kanë marrë përgjigje pozitive ka qenë 4.360./Schengen Visa Info

Përgatiti: Nuhi Shala