Ambasada e Kosovës në Slloveni njofton qytetarët e Kosovës për masat e reja
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar qytetarët e Kosovës mbi masat e reja në shtetin slloven.
Nga data 9 janar, në kufijtë e Sllovenisë do të njihen testet negative me PCR që janë bërë në shtetet e tjera.
Testet negative nuk duhet të jenë më të vjetra se 48 orë, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada ka treguar edhe për procesin e karantinimit që shteti slloven ka vendosur për personat që hyjnë në Slloveni nga jashtë kufirit.
“Mundësia e ndërprerjes së karantinës përsëri vlen për të gjithë personat. Nëse një person, i cili dërgohet në karantinë në shtëpi gjatë hyrjes në Republikën e Sllovenisë, i nënshtrohet testimit për praninë e SARS-CoV-2 (COVID-19) me metodën PCR gjatë periudhës së karantinës dhe rezultati i testit është negativ, karantina konsiderohet të jetë ndërprerë”, thuhet në njoftim.