Ilustrim

Ambasada e Gjermanisë: Nga shkurti me formular të ri për vizë shengen

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se nga muaji shkurt do të ketë formular të ri për vizën e Shengenit.

Kjo ambasadë përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar qytetarët se nga 3 shkurti  2020, të përdorin vetëm formularin e ri.

“Aplikimet për vizë me formën e mëparshme nuk mund të pranohen më nga kjo ditë. Format e reja nuk do të ndryshojnë kërkesat për vizë, por shërbejnë vetëm për të unifikuar format e aplikimit për vizë për të gjitha vendet që janë pjesë e sistemit Shengen”, thuhet në njoftim e tyre.

Ju mund të shkarkoni format e reja të aplikimit për vizë Shengen në këtë link.