Aleksandar Jabllanoviq. Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Aleksandar Jabllanoviqit i iniciohet rast për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Mbrëmë rreth orës 22:00 Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kohës sa ishte në një pikë statike në Izvore kanë ndaluar një automjet me targa të huaja të cilën ishte duke e drejtuar një person dhe me vete kishte gruan dhe dy fëmijët e tij.

KALLXO.com mëson se i ndaluari nga policia ishte drejtuesi i Partisë së Serbëve në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviq.

Rasti është regjistruar në Zveçan.

“I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”- thuhet në raportin ditor të policisë.

Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë në Mitrovicë, kanë thënë se rasti i Jabllanoviq është duke u hetuar edhe më tutje.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti është iniciuar si kalim i kufirit në mënyrë ilegale.

KALLXO.com  ka kontaktuar edhe Jabllanoviqin dhe do të sjell edhe qëndrimin e tij për këtë çështje.