Foto: ZKM

Albin Kurti takon ambasadorin italian

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Orlando mbi punën e Qeverisë në detyrë lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID 19 dhe masat e vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr për parandalimin e shpërndarjes së virusit Corona.

Kurti shtoi se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës.

Ndërsa Ambasadori Orlando tregoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në mes dy shteteve me qëllim të ndarjes së përvojave të cilat do t’i shërbenin të dy shteteve në uljen sa më efikase të lakores së përhapjes së virusit.

Orlando ripërsëriti falënderimin për solidaritetin që Qeveria dhe populli i Kosovës ka treguar ndaj shtetit dhe popullit të Italisë në këto kohë sfiduese për ta.

Italia është shteti më i prekur në Evropë me COVID-19 duke e lënë mbrapa edhe Kinën nga ku doli edhe rasti i parë me këtë virus.