Albin Kurti reagon për rastin e futbollistit nga Graçanica: Lëreni djalin të luaj

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lajmeve se Komuna e Gracanicës i ka përjashtuar nga puna dy prindërit e futbollistit të ri Ilija Iviç, i cili së fundi kishte vendosur të luante për kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ai përmes një postimi në Twitter ka akuzuar Beogradin se ka ushtruar ndikim mbi strukturat lokale për të marrë masaj ndaj prindërve të futbollisit të ri.

“Dje, një djalë 17 vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte cak i segragacionit nga Beogradi që ndikon mbi strukturat lokale vetëm pse donte të luante me shqiptarët. Vetëm marrëveshjet nuk mund të rregullojnë problemet e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm për këdo që zgjedh”, ka shkruar Kurti në Twitter.