
Albin Kurti për 17 shkurt bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
14.2.2020 - 16:28
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka bërë të ditur agjendën e qeverisë për shënimin e 17 shkurtit.
Abazi tha se ceremonia do të fillojë në ora 8:00 të mëngjesit, ku do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës.
Ai gjithashtu bëri të ditur se kryeministri Kurti do të bëj homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
“Do të fillojmë në ora 8:00 me ngritjen e flamurit. Do të jenë të pranishëm dy udhëheqësot kryesorë të shetetit dhe komandati i FSK. Do të ketë homazhe te varri i ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varrezat e Jasharajve”, tha Abazi.