Albin Kurti: Do ta ndërrojmë menaxhmentin e Telekomit

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosja do ta shkarkojë menaxhmentin aktual të Telekomit të Kosovës.

Ai ka thënë se me të marrë pushtetin, do të shikohen mundësitë për ndërrim të menaxhmentit.

E sa i përket të ardhmes, Kurti ka thënë se mund të caktojnë një menaxhment të ri, duke e lënë të hapur mundësin që menaxhmenti t’i jepet një kompanie të jashtme.

“Ne do të shohim si ta ndërrojmë menaxhmentin e Telekomit dhe pastaj të shohim të gjejmë edhe një menaxhment të ri, e pse jo edhe për ta blerë një menaxhment të ri”, ka thënë ai, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në Facebook, ku ju ka përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Sipas tij, telekomi i Kosovës mund të kthehet në ndërmarrje profitalive dhe e njëjta nuk duhet të shitet para se të shqyrtohen mundësitë e tjera të shumta për zhvillim.