Albin Kurti: Anëtarët e ri në Borde nuk janë pjesë e VV-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka komentuar shkarkimet dhe emërimet e fundit nëpër Ndërmarrjet Publike.

Ai ka thënë se sot janë shkarkuar tri borde për shkak të përformancës jo të mirë.

Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar tha se anëtarët e emëruar nuk janë pjesë e partisë së tij.

“Kemi shkarkuar bordet ekzistuese dhe kemi miratuar bordet e përkhshme për shkak të mungesës së performancës pozitive, shpërdorimeve që janë gjetur dhe për shkak se qeveria jonë ka ardhur me një vizion të ri që ndërmarrjet pulbike nuk lejon të dalin me humbje”, tha ai në intervistën në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Asnjëri prej tyre nuk është Vetëvendosje, 12 janë gjithsej, në tri borde nga katër persona, asnjëri nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di nëse janë donator, ministrja Hajdari dhe ekipi i saj kanë hulumtuar sa kanë mundur”, tha tutje ai.

Intervistë Ekskluzive: Albin Kurti, Kryeministër në detyrë#JetaNeKosove

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 23 avril 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharras për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të andemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.