Aktakuzë ndaj tetë personave, dyshohen për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr., për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria thekson se të pandehurit kanë kryer veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

N.K., dyshohet se ka kryer edhe veprën penale – mashtrimi.

Gjithashtu, i pandehuri me inicialet A.Rr., nga Prokuroria Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale -shpëlarje e parave.