Ndalohen dy persona nga Prokuroria Speciale, dyshohen për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim e shpëlarje parash
13.6.2024 - 15:42
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për mashtrim dhe shpëlarje të parave.
Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale si ‘hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK’, ‘mashtrimi nga neni 323 si dhe ‘shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së’.
Prokuroria Speciale lidhur me rastin kanë njoftuar se janë sekuestruar 1 mijë euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura.