Aktakuzë ndaj ish- drejtorit të Urbanizmit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ish Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Njazi Kryeziu, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Kryeziu, në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, Kryeziu ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për persona tjerë juridik, TV Opinion, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Sipas aktakuzës, Kryeziu pa ndonjë procedurë të tenderimit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, ka lidhur kontratë për emitimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit, kontrata e lidhur ka arritur vlerë 7 mijë e 200 euro.

Sipas njoftimit, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

KALLXO.com ka kontaktuar me Kryeziun në lidhje më aktakuzën e cila është ngritur daj tij por i njëjti ka thënë se nuk është i informuar

“Nuk jam në dijeni, ndodhem jashtë vendit”, ka thënë shkurt Kryeziu.

Kryeziu është edhe pjesë e aktakuzës në rastin e quajtur ‘Pronto’

Aktakuzë për Rastin ‘Pronto’