Rasti 'Brezovica', arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi dhe tre persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, si të dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me rastin “Brezovica”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, personat e arrestuar janë Xhelil Bekteshi dhe tre personat e tjerë me inicialet I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme.

Disa zyrtarë janë arrestuar në vazhdën e aksionit të quajtur “Brezovica” e cila ka të bëjë kryesisht me dhënien e lejeve për ndërtime në këtë zonë.

Në këtë LINK mund t’i lexoni lajmet lidhur me këtë rastin “Brezovica”.