Aksion policor kundër vjedhjes së pyllit në Gjakovë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se gjatë së mërkurës janë arrestuar dhe më pas liruar tre persona, nën dyshimin për vjedhje të pyllit.

Të trija këto raste njoftohet të kenë ndodhur në rrugën “Yjet e Erenikut” në Gjakovë, gjatë orëve 07:45, 07:47 dhe 15:00.

Njësitet policore kanë ndalur traktorët me rimorkio të ngarkuar me djegie për dru, dhe në të tri rastet asnjëri nga ngasësit e këtyre mjeteve nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për drutë.

PK-ja ka njoftuar se në të tre rastet në konsultim me prokurorin, drutë janë sekuestruar ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.