Aksion në qendrën e paraburgimit, kapen dy telefona dhe një mbushës

Mbrëmë, rreth orës 21:50 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së Shërrbimit Korektues të Kosovës, oficerët korrektues në bazë të Planit Operativ kanë arritur të zbulojnë kontrabandën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas njoftimit, me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në të cilën ishin të vendosur katër të paraburgosur.

Bastisja ka rezultuar pozitive, në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobil të tipit Iphone 5 dhe një karikues”.

Sipas ShKK-së, pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome, të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre.