Aksidentohet vetura e eskortës së kryeministrit Kurti

Një veturë e eskortës së kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar në këtë aksident komunikacioni.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një akident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident” – ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.