Aksident trafiku në Mitrovicë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më 10.03.2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 15:45, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të vdekur mbrëmë, më 09.03.2024, pas një aksidenti mes trenit dhe një furgoni në Klinë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ndodhi në Krushevë të Madhe rreth orës 18:00.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion” – thuhet në njoftim.