Aksident trafiku në Gjilan

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të Gjilanit, më saktësisht afër stacionit të Policisë. Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Hashani ka thënë se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin, për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti. RTV21