Aksident trafiku mes një automjeti dhe motoçiklisti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në vendin e quajtur “Qershiat e Llapashticës”.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes një automjeti dhe një motoçiklete.

“Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zyrtarja policore.