Aksident në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, vdes një 70 vjeçare

Një grua e moshës  70 vjeçare ka vdekur, si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, konktretisht në fshatin Zhabar.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa viktima ka qenë këmbësore.

“Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, personi i dyshuar që ka qenë duke e vozitur veturën është arrestuar dhe në të njëjtën kohë është duke u vazhduar me procedura të mëtejme.

Vendi ku ndodhi aksidenti fatal. Foto: KALLXO.com